Rudina Magjistari revoltohet me Sazan Gurin: Boll me këtë sjellje seksiste
Në emisionin ”Rudina” u fol rreth një studimi nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm i mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm në Universitetin e Columbia. Gjatë bisedës me botuesen Arlinda Dudaj, Sazan Guri i bën asaj një kompliment dhe i kërkon që të vazhdojë mendimin. Në këto momente ndërhyn moderatorja Rudina Magjistari e cila i tërheq vëmendjen dhe i thotë se është se sjellja e tij është seksiste, madje ndodh shpesh herë kur ai është i ftuar në studio.
Sazan Guri: Të keqen vëllai se je bërë dhe simpatike sot.
Arlinda Dudaj: Faleminderit shumë, gjithmonë kam qenë.
Rudina Magjistari: Këto janë sjellje seksiste gjithë kohës Sazan duhet të ta korrigjoj, e ke të theksuar këtë gjë dhe nuk është hera e parë që ndodh sa herë që vjen në studio.
Sazan Guri: Po mirë, e kam pjesë të lumturisë.
Arlinda Dudaj: Ti je seksist dhe unë i kam thënë në një emission tjetër.
Sazan Guri: Çfarë ke me mua, unë e kam të sinqertë atë, po çfarë seksiste, ç’më ngatërron me këto tema.
Rudina Magjistari: E parë e punës nuk është e sjellshme sepse e ke vetëm me Arlindën dhe nuk e komplimenton po njësoj dhe zonjën tjetër që nuk është fare e sjellshme nga ana jote.
Sazan Guri: Ia bëra rrugës kur erdha bashkë me të. Ajo është goca e shokut, çfarë t’i them hë. /tvklan.al/