Rudina Magjistari rrëfen ditën, së cilës i trembet pafund

Duket se zgjedhja e personazheve të njohur për t’i bërë apo jo fëmijët të famshëm është një zgjedhje e vështirë.

Ata shpesh “dorëzohen”, pasi me siguri fotoja e fëmijës së tyre është shumë e bukur, dhe duan ta ndajnë me të gjithë.

Por ka edhe nga ata që janë fanatikë deri në fund dhe nuk bëjnë lëshime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga këto personazhe është edhe Rudina Magjistari me vajzën e saj Mian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teksa sot ka pasur një bisedë me Suada Sherifin në studio, Rudina nuk e fshehu merakun që ka kur ta çojë të bijën në kopsht.

“Po mendoj ta çoj në kopsht, por akoma nuk e di. Kur e mendoj atë ditë… nuk e imagjinoj dot”, thotë moderatorja e Tv Klan pa e fshehur shqetësimin e mëmësisë që tani, më shumë se çdo herë, i lexohet në fytyrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?