Rudina sulmon komentuesit për Gentën: Çfarë llumi…(FOTO)

Ajo që në pjesëmarrjen në Big Brother Albania, diti të tërhqeë vëmendjen që nuk i mungon as sot. Po flasin për Genta Gjaplin, vajzën nga Devolli që theu tabu. E ftuar së fundmi tek emisoni ”Rudina” në Tv Klan, ajo foli për jetën e saj larg ekranit, por jo larg vëmendjes në shtypin rozë kjo falë postimeve provokuese.

Në fotot e postuara në Instagramin e Rudinës, fotot e Gentës kanë marrë mbi 200 komente pothuajse të gjitha negative. Kjo gjë mesa duket se e kanë irrituar Rudina Magjistarin që nuk është përmbajtur kundër ndjekësve të saj në Instagram. Dekolteja dhe minifundi i Gentës duket se kanë provokuar histerinë në rrjetet sociale.

Meqënëse sharjet janë bërë në profilin e saj, Rudina Magjistari e ka parë të udhës t’i japë përgjigje ndjekësve të saj, qofshin edhe prindër. “Pupupu çfarë llumi komentesh…” e nis reagimin e saj moderatorja e shokuar, që i ka dalë në mbrojtje të ftuarës.

Postimi i plotë i Rudinës

Pupupu… çfare llumi komentesh! Mbi 200 komente ofenduese, denigruese, hipokrito-moraliste per nje vajze qe quhet Genta, e qe e keni pare dhe mbeshtur me votat tuaja, kur konkuronte ne televizion. Tani jeton jeten e vet, pa asnje lidhje me ju. Gjate intervistes foli gjithçka korrekt dhe çilter, si zakonisht ajo flet kur ftohet ne panele televizive. U vesh me minifund e dekolte te bollshme ne program? Po ashtu e mendoi dhe ashtu beri.

Jetojme ne nje bote te lire, more bashkeqytetare! E per fat ne mes te Evropes. Ju te rriturit qe u shqetesuat, me vjen keq por s’kam asnje detyre te kuroj frustracionet tuaja. Ju prinderit, qe shkruani se u shqetesuat per femijet tuaj? Ju lutem, here tjeter beni prindin duke i bere shpjegimet perkatese femijes tuaj mbi gjithçka sheh dhe degjon ne ekran. Programi im eshte per te rritur, s’eshte emisioni i perrallave.

Une ne program ftoj Genten e kedo tjeter, qe nuk percjell mesazhe dhune, raciste apo fashiste. Keto jane parimet e mia. Per te tjerat, jeni te lire te zgjidhni sipas preferencave dhe shijeve tuaja. Edhe pse me thene te drejten, Genten e kishit pare shume, ose ne termat e rinj: “ka bere audience”.

Por sa per t’ju kujtuar, sfiden per audience e kam pasur ne çdo program timin, qe ne fillimet e mia, ketu e 20 e ca vite perpara, me apo pa mates audience. Edhe gjithmone kam qene ne maje! Falenderoj te gjithe ata qe e kuptojne drejt kete mesazh!

https://www.instagram.com/p/BgL7bpHlRDO/?taken-by=rudinamagjistari

SHKARKO APP