Rudina uron vëllain për datëlindje: Si babi, ti Azem le shenjë në jetët e atyre që takon

Rudina Hajadri ka uruar vëllanë e saj të vogël Azemin, për datëlindjen. Përmes një postimi në rrjete sociale, deputetja shkruan se vëllezërit e saj i ka më shumë si shokë. Rudina thotë se Azemi lë shenjë në jetën e atyre personave që takon.

”Unë jam e bekuar sepse nuk kam thjesht dy vëllezër por kam mbi të gjitha dy shokë për kokë. Bashkë qeshim e qajmë gjithë çfarë na sjell jeta, sido ta sjellë ne jemi bashkë. Sot, Azemi, vëllai i vogël, ka ditëlindjen dhe dua ti uroj çdo motre në Shqipëri që ti qëllojë një vëlla si Azemi. I dashur, i mirë, i fortë kur duhet forcë e i butë kur duhet qetësi. Ashtu si babi, Azemi lë shenjë në jetët e atyre që prek e takon. Gëzuar i miri i motrës!Jam krenare për ty”,-shkruan Hajadri në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rudina Hajdari (@rudihajdari)

SHKARKO APP