Rusell Brand flet për martesën e dështuar me Katy Perryn
Aktori britanik Russell Brand në një intervistë të fundit ka diskutuar në lidhje me martesën e tij të shkurtër me Katy Perryn.
Katy Perry dhe komediani Russell Brand, kanë filluar lidhjen e tyre në vitin 2009, ndërkaq janë martuar në tetor të vitit 2010 që zgjati deri në dhjetor të vitit 2011, transmeton Koha.net.
Kur ai është pyetur në lidhje me detaje tjera rreth lidhjes së tyre, Brand ka thënë se “Katy ishte shumë, shumë e zënë”.
“Natyrisht, martesa jonë nuk zgjati shumë, dhe unë mendoj se arsyeja ka të bëjë me famën tonë”, është shprehur Brand.
Brand është 41 vjeçar, dhe ka një vajzë që e quajtën Mabel, bashkë me të fejuarën e tij Laura Gallacher. Mabel është fëmija e tij e parë.