Rusia jashtë ”Eurovison 2022”? Kurse Ukraina pezullon artisten pasi ka vizituar Krimenë

Edhe pse nuk është koha për muzikë, ”Eurovison 2022” po afron dhe Rusia nuk ka shenja përfaqësimi. Nuk dihet ende do të ketë pjesëmarrje të Rusisë në festivalin Europian që këtë vit mbahet në Turin të Italisë në muajin Maj. Duke parë situatën politike, Rusia mund të mos ketë pjesëmarrje, pasi mund të ketë kontestime nga vendet e tjera që marrin pjesë në festival.

Ukraina e ka zgjedhur përfaqësuesen e saj, por e ka pezulluar. Këngëtarja 28-vjeçare Alina Pash, është në hetim për një udhëtim të vitit 2015 që ajo bëri në Krime, një zonë që Rusia mori nën kontroll një vit para se ajo ta vizitonte. Në këtë mënyrë udhëtimi i saj në Eurovizion është pezull deri në përfundim të hetimeve.

Hetimi për vizitën e saj në Krime vjen ndërsa bota është në pritje nëse Rusia do të pushtojë Ukrainën. Ukrainasit dhe të huajt lejohen të udhëtojnë atje vetëm përmes postblloqeve zyrtare tokësore. Është e paligjshme sipas ligjit ukrainas të udhëtosh në Krime nëpërmjet Rusisë.

Nuk është hera e parë që Ukraina ”djeg” një artist prë shkak të Krimesë.

SHKARKO APP