Sa fiksuese! Era Istrefi publikon “Origami” (VIDEO)

Ndonëse publikoi 2 këngë, “Redrum” dhe “No I Love Yous”, asnjëra nuk ia zbehu shkëlqimin Bonbon-it. Por Era nuk ndalet! Ajo sapo ka publikuar këngën e saj më të re, “Origami”, e cila na fiksoi sapo e dëgjuam.

Në bashkëpunim me DJ-n e famshëm Maphorisa, kënga “Origami” është kënga e parë promovuese e albumit të ardhshëm të Erës nën kujdesjen e “Nesër Music” dhe “Ultra Records”.

Origami është arti japonez i palosjes së letrës në forma të ndryshme dekorative dhe s’mund të kishte fjalë më të duhur për këngën më fiksuese të momentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënga, që u publikua në Youtube 2 orë më parë dhe arriti direkt mbi 10 mijë shikime, është pritur mirë nga fansat, të cilët kanë vlerësuar faktin se një pjesë e tekstit është shqip.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.instagram.com/p/Bg8gxRejeZ9/?taken-by=strefie

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?