Sabiani, babai i Keisit banor në Big Brother Vip. Einxhel Shkira: Totalisht dhunë psikologjike
Sabiani, babai i Keisit nga mbrëmë është banor në Big Brother Vip 2. Këngëtari hyri në shtëpi për të takuar vajzën, ndërsa më pas u prezantua si konkurrent i reality show-t.
Hyrja e Sabianit shkaktoi mjaft të qeshura në shtëpi pasi banorët filluan të aludojnë se si mund të shkojnë raportet mes tij dhe partnerit të Keisit, Kristit. Mirëpo duket se përpos të qeshurave, një pjesë e publikut nuk e ka pritur dhe aq mirë hyrjen e Sabianit në shtëpi.
Mes reagimeve ka qenë dhe moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, e cila teksa postoi një foto në InstaStory, u shpreh se hyrja e këngëtarit është totalisht një dhunë psikologjike për vajzën e tij.
“Pertej shakas, kjo që ndodhi nuk është aspak normale jo për pjesën e spektaklit se was the funniest, por është totalisht unhealthy jo vetëm si marrëdhënie por totalisht një dhune psikologjike dhe kontroll i frikshëm i fëmijës, sidomos vajzës! Ky ishte mesazhi dhe shembulli më i gabuar ever”, u shpreh Einxheli.