Saimir Kodra tregon për dashurinë e tij të parë në jetë: Ja çfarë bëja për vajzën që dashuroja…!
Në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ditën e djeshme ishte i ftuar edhe moderatori i njohur i emisionit investigativ “Stop”, Sajmir Kodra.
Ashtu si të gjithë të tjerët edhe Saimiri nuk mund t’u shpëtonte pyetjeve ngacmuese të fëmijëve.
Njëra prej tyre ishte se si e kujtonte ai dashurinë e parë, cilën vajzë ka pëlqyer për herë të parë dhe që do e mbaj mend gjithmonë.
Saimiri ka treguar se ka pasur shumë pëlqime kur ka qenë i vogël, por njërën prej tyre nuk ka për ta harruar kurrë.
“Kisha një vajzë në klasë të dytë, e kisha shumë qejf, shumë shoqe dhe bëja të pamundurën që ta ndihmoja e ta mbroja. Mërzitesha kur e ngacmonte dikush, por vetëm kaq.”, – ka thënë Saimiri.
Për të treguar se kush është në të vërtetë ajo femër, që të mëson ç‘është dashuria për herë të parë, Saimiri ka kënduar së bashku me fëmijët këngën “Nëna” të Ardit Gjebreas.
KOHA JONË SONDAZH

