Salma Hayek pohon se Harvey Weinstein kërcënoi ta vriste

Aktorja Salma Hayek ka përshkruar manjatin e Hollivudit, Harvey Weinstein si një “përbindësh” të nxitur nga zemërimi, duke pretenduar se ai e kishte ngacmuar dhe kërcënuar seksualisht. Për New York Times, Hayek tha se Weinstein një herë i tha asaj: “Unë të vras dhe nuk mendoj se nuk mundem”. Dhjetra aktore, përfshirë Rose McGowan, Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow, e kanë akuzuar Weinstein për ngacmime apo sulme. Weinstein i mohon të gjitha akuzat për seks jo konsensual. Aktorja Hayek, 51 vjeç, e përshkroi punën me manjatin e filmit në atë që e quajti “ambicja më e madhe” e saj – duke treguar historinë e artistes meksikane Frida Kahlo. Ajo shkruajti se, pasi bëri një marrëveshje me zotin Weinstein për të drejtat e filmit që tregonte historinë e artistes meksikane Frida Kahlo, ajo u detyrua të refuzonte në mënyrë të përsëritur përparimet seksuale. Ajo e akuzoi atë për kërcënimin të mbylljes së filmit nëse nuk filmonte një skenë seksi me një aktore tjetër. “M’u desh të merrja një qetësues, i cili më ndaloi të qarat, por që më bënte për të vjellë”, u shpreh ajo për trazirat e saj emocionale në filmimin e një skene që ajo mendonte të panevojshme. “Siç mund ta imagjinoni, kjo nuk ishte sexy, por ishte e vetmja mënyrë që të futesha në skenë”. Zonja Baird, zëdhënëse e Weinstein, tha: “Z. Weinstein nuk kujton të ketë bërë presion ndaj Salma për të xhiruar një skenë seksuale me një femër tjetër dhe ai nuk ishte në xhirime. Të gjitha akuzat seksuale të portretizuara nga Salma nuk janë të sakta dhe të tjerët që dëshmuan ngjarjet i japin një shpjegim tjetër asaj që ndodhi”.

 

SHKARKO APP