Samanta Karavella feston 30-vjetorin, brenda festës luksoze të këngëtares shqiptare
Samanta Karavella ditën e sotme më 9 korrik feston 30-vjetorin. Artistja, që shuhet për projektet e hitet e shumta, ka organizuar një festë të veçantë me miqtë e saj.
Dhe sigurisht në këtë përvjetor nuk kishte se si të mos organizonte një super festë. Në një vilë me pishinë, Samanta ka mbledhur pranë vetes të gjithë miqtë e saj më të mirë, ku nuk kanë munguar as personazhet e njohur si Olti Curri, Ardit Çuni, Joni Peçi apo Enca.
Këta të fundit nuk kanë nguruar të publikojnë as foto nga festa gjigante. Kujtojmë se dy ditë më parë, Samanta ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Skerdin, të titulluar “N.K.N”.