Samanta me dy këngë këtë verë (VIDEO)

Ndryshe nga sezonet e kaluara verore, Samanta ka vendosur të publikojë këngën e saj të re në muajin e fundit të verës, pikërisht në gusht.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja shpjegon se arsyeja pse erdhi kaq vonë ishte koha e gjatë që iu desh të merrej me projektin e saj,”Kush jam”, i cili ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut që në momentet e para të publikimit.

Përveç këtij projekti, Samanta këtë javë surprizoi të gjithë fansat e saj, duke publikuar një tjetër projekt muzikor, i cili siç ajo vetë shprehet, është punuar në një kohë rekord.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E jotja” titullohet prurja më e re e artistes, në cilën Samanta ka ardhur tepër origjinale, ndryshe nga projektet e mëparshme. Lidhur me këtë projekt muzikor, këngëtarja është shprehur se është një këngë që ka dashur gjithmonë ta bëjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muzika është punuar nga Apollo dhe vetë Samanta ndërsa sa i përket tekstit, ai mban vulën e Gent Fatalit dhe MUMA.

Samanta - E jotja (Official Video 4K)
Samanta - Kush jam (Official Video 4K)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?