Sanremo 2022, Mahmood & Blanco fitojnë dhe përfaqësojnë Italinë në Eurovision
Mahmood rikthehet në Eurovision, pasi ai dhe Blanco janë fituesit e festivalit “Sanremo 2022” me këngën “Broglie”. Vendin e dytë e mori Elisa, e Gianni Morandi siguroi të tretën me këngën e tij “Open all doors”.
29-vjeçari me origjinë nga Egjipti, Mahmood, kjo është fitorja e dytë pas “Soldi” në vitin 2019, duke u bërë personi i parë në histori që e fiton festivalin dy herë.
Dueti me Blancon, vetëm 19 vjeç, duket se është pritur mirë pasi kënga “Broglie” është në dhjetëshen e parë të renditjes botërore të Spotify.