Sara Hoxha poston fotot e rralla nga dasma me Ledionin
Rreth një muaj më parë trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha dhe partneri i saj Ledion Liço kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre. Ceremonia u zhvillua në Itali, buzë liqenit të Comos.
Ndërkohë kjo u cilësua si dasma e vitit pasi tërhoqi shumë vëmendje. Shumë personazhe të njohur të ekranit ishin të ftuar, ndërsa foto nga dasma nuk qarkulluan shumë.
Mirëpo, vetëm pak minuta më parë Sara ka publikuar pamjet e rralla nga dasma e saj. Çifti shfaqen shumë të lumtur në ditën më të veçantë të tyre, ndërsa postimet kanë marrë shumë komente.



KOHA JONË SONDAZH

