Sara Kapo bën një këngë shumë provokuese (VIDEO)
Sara Kapo ka goxha zë. Vajza e aktores Ema Andrea, ka sjellë këngën e saj të parë. “Watching You” quhet projekti që Sara ka zgjedhur të bashkëpunojë me Alban Ramosaj për tekstin dhe Beatriksën për muzikën.
Një këngë e rrymës artpop, electropop, gati-gati hipnotizuese, shoqëruar me një klip ku Sara shfaqet rrugëve të Tiranës, pi alkool, tymos cigare, ndërsa gjithçka shikohet nga këndvështrimi i personit që e shoqëron, që në këtë rast është edhe kameramani.
Të dy kalojnë edhe disa momente intime, derisa Sara heq xhaketën dhe shëtit pak vetëm me reçipeta në shëtitoren e Pedonales. Na duhet ta pranojmë, është fiksuese.