Sazan Guri sqaron sherrin me aktivisten: Ishte keqkuptim, Gresa është diell që lind

Zhurma dhe histeria që shpërtheu në rrjetet sociale pas një debati që ambjentalisti Sazan Guri pati me aktivisten Gresa Hasa në studion e “360” Gradë në RTV Ora u “shua” me një ndjesë publike nga ana e Sazan Gurit në faqen e tij në facebook.

Vetëm pak orë pas kësaj ndjese, i ftuar në  “Thumb ON”, Sazan Guri sqaroi se gjithçka ishte një keqkuptim.

Sazan Guri: Televizioni është fraksione sekondash, është më i shkurtër se mendimi.Unë mendova që “e bukur” u barazoka me seksizëm.Bukuria i takon kryesisht grave. Kur e pashë se ajo që e mori ndryshe nuk fola më. Doja ta takoja, por ajo iku. I kërkova ndjesë, ishte një falje e sinqertë. Pata reagime se pse bëra statusin, por jam krenar. Do ti thosha që unë jam prindi jot, profesori jot.Ishte një keqkonceptim.

Ai madje tha se mori kritika edhe nga familjarët.

Sazan Guri: Djali që erdhi nga Norvegjia më tërhoqi vëmendjen. Edhe gruaja.  Është aktiviste, diell që lind. Është model, është aktiviste.

Nga ana tjetër gazetarja, Zhaklin Lekatari, shprehet në mbështetje të plotë të Gresës.

Zhaklinë Lakatari: Kur e pashë ngjarjen nuk mu duk aq tragjike sa është shfaqur në media. Bëri mirë që reagoi, të ftuarit janë të gjithë të një niveli. Pati të drejtë të largohet, ishte i bukur largimi. Më bëri përshtypje që asnjë nga ata burrat nuk reagoi.

Sazan Guri sqaron sherrin me aktivisten Ishte keqkuptim, Gresa është diell që lind

SHKARKO APP