Scarlett Johansson del në publik me të dashurin e ri

Pasi me muaj tentuan të fshihnin lidhjen e tyre, aktorët Scarlett Johansson dhe Colin Jost për herë të parë u panë së bashku në publik. Ata të dy ishin në një ngjarje të organizuar në muzeun e historisë natyrore amerikane në New York. Edhe pse nuk ishin dorë për dore, ndersa kaluan në tapetin e kuq, ata megjithatë janë fotografuar së bashku, duke ju konfirmuar mediave se në këtë mënyrë mes tyre ka më tepër se një miqësi e zakonshme. Mediat kishin raportuar për lidhjen e tyre në maj, kur ishin parë duke u puthur gjatë një mbrëmjeje. Ndersa aktori nuk ka qenë asnjëherë i martuar, Scarlett pas vetes ka dy martesa. Ajo në vitin 2010 është ndarë nga Ryan Reynolds, që tri vjet më vonë të martohej me gazetarin francez Roman Doriak. Lidhja e tyre zgjati deri në pranverë të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?