Schumacher merr 200 mijë euro dëmshpërblim, revista pretendoi se kishte bërë intervistë me të

Ishte prilli i vitit 2023, kur në koopertinën e revistës së përjavshme gjermane “Die Aktuelle” u shfaq fotografia e Michael Schumacher me titullin “Intervista e tij e parë”.

Titulli dhe koopertina e revistës bëjnë të qartë se vetë shoferi ka dhënë intervistën e tij të parë që nga aksidenti tragjik i skijimit në vitin 2013 që e la në koma. E ndërsa askush nuk e di gjendjen e vërtetë shëndetësore të ish-pilotit, revista vazhdoi me një taktikë shumë të diskutueshme.

Ajo reklamoi në koopertinën e saj se kishte intervistën e parë të Schumacher-it, madje gjoja kishte fjalët e tij. Sigurisht që realiteti është vite dritë larg, pasi ajo që ka bërë revista është përdorimi i një sistemi inteligjence artificiale (chatbot) që mund të përgjigjet duke imituar njerëz të famshëm.

Brenda revistës gjoja kishte frazat e tij në thonjëza për të mbajtur të ngrohtë interesin si “Jeta ime ka ndryshuar tërësisht”. Familja e tij mori masa ligjore dhe u shfajësua. Gjykata sigurisht që shfajësoi familjen Schumacher dhe grupi mediatik Funke pagoi 200,000 dollarë. Ai kërkoi falje publike dhe shkarkoi kryeredaktorin që e lejoi këtë çështje.

SHKARKO APP