S’do t’ja falë kurrë vetes, ky është pengu më i madh i Ledri Vulës

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur në vendin tonë. Ai përpara disa ditësh festoi 32-vjetorin e lindjes dhe në një intervistë për “Edicionin Veror”, në ABC News, Ledri është pyetur se nëse deri tani ka diçka për të cilën pendohet.

Ledri ka habitur duke treguar se nëse do e kthente kohën mbrapsht do ndryshonte shumë gjëra që kanë të bëjnë kryesisht me karrierën e tij në muzikë.

“Nëse do isha kthyer më herët [në kohë] do kisha punuar më shumë.” – është përgjigjur Ledri Vula,i cili më pas ka treguar se kjo gjë nuk ka të bëjë fare me karrierën e tij ndërkombëtare pasi siç ka bërë deri tani do të refuzojë ofertat për të bashkëpunuar me artistët e huaj, shkruan Xing.al.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç ka treguar më parë menaxheri i tij, Ledri ka pasur mundësi që të bashkëpunonte me reperen Iggy Azalea, mirëpo Ledri ka refuzuar kategorikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?