Së shpejti me film horror, 50 Cent kalon çdo pritshmëri

Reperi i njohur 50 Cent i ka hyrë së fundmi botës së kinematografisë.

Përmes kompanisë së tij “G-Unit Film & Television”, ka nënshkruar marrëveshje për realizimin e tre filmave me “Arts District Enterainment”, kompania e drejtuar nga Roger Birnbaum, Eli Roth dhe Michael Besman dhe studion e filmave me buxhet të ulët, “3BlackDot”.

Sipas një deklarate të fundit të 50 Cent, ai po e sprovon veten edhe në filma të zhanrit horror dhe mezi pret t’i tregojë botës se çfarë projekte të veçanta kanë përgatitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që ndër vite, reperi ka luajtur në disa projekte kinematografike të tilla si: “Power”, “Get Rich or Die Trying”, “Righteous Kill”, “Escape Plan” dhe të tjerë. Të gjitha këto projekte i takonin kryesisht zhanrit dramë dhe aksion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?