Sekrete të vogla sesi u dobësua Fifi
Një ndër pyetjet që më gjasë po i bëhet më së shumti Fifit kohëve të fundit në rrjete sociale, lidhet me humbjen në peshë. E kontaktuar nga Anabe.al, Fifi ndau disa sekrete të vogla se si ja doli të heqë disa kilogramë.
Së pari, këngëtarja u shpreh se në janar të këtij viti vendosi të hiqte balonin gastrit të vendosur në stomak, i cili ndihmon në rënien në peshë. “Nuk humba asnjë kilogram nga baloni”.
Fifi shtoi se pasi hoqi balonin gastrit, vendosi të kryente seanca dobësimi, ndërsa tani po ndjek disa seanca për tonifikimin e muskujve.
Ajo theksoi se “ndryshoi krejtësisht stilin e jetesës” dhe ndoqi një dietë të shëndetshme. Përpos këtyre, Fifi shtoi se ushtrohet rregullisht në shtëpi. “Bëj ushtrime me peshën e trupit”.