Sekreti i fshatit me meshkujt më të fuqishëm në botë
Ushtrimet përfshijnë mundjen tradicionale nëpër baltë, peshëngritje, ‘pompa’ dhe ngjitje në litar. Gjithashtu, bartjen e njëri- tjetrit mbi supe, ndërsa disa prej tyre mund të ngrisin edhe motor prej 400 kilogramësh.
Fshati është i njohur edhe për 300 meshkujt të cilët punojnë si truproje në klubet e natës të New Delhit. Çfarë është karakteristike për këta njerëz është se janë vegjetarianë, nuk konsumojnë alkool, nuk tymosin duhan, ndërsa krenohem me stilin e tyre të jetës së shëndetshme.
“Ne jemi në të vërtetë fermerë, por jemi të dashuruar në sportin e mundjes. Unë besoj se shëndeti është pasuri, ndërsa nga kjo fitojmë dhe ushqehemi bukur mirë. Çfarë më shumë ju mund të kërkoni nga jeta?”, thotë Viay Tanvar, trajneri i fshatit.Një prej banorëve më të vjetër pohoi se, është shumë e rëndësishme që meshkujt duhet të fillojnë të ushtrohen qysh në moshë të re, në mënyrë që të bëhen të fuqishëm.
Meshkujt nga ky fshat janë krenarë, sepse se nuk ka marrë ndonjë medikament për muskulaturën e tyre, pasi që, siç thonë ata, janë njëqind për qind natyral.