Sekreti nga martesa e parë e Meghan Markle
Ish-shoqja e Meghan Markle, Ninaki Pridi foli para mediave të huaja për martesën e saj të parë dhe ka ndarë detaje deri më tani të panjohura. Para martesës me Princin Harry, Meghan ishte e martuar për dy vjet me producentin e filmit Trevor Engelson, me të cilin u nda në vitin 2013.
Pridi ka treguar se Markle gjithmonë ka ëndërruar të martohet, kështu që pas takimit me Trevor ajo menjëherë pa një mundësi që ëndrra e saj të realizohej përfundimisht.
Siç pretendon ajo, Meghan ishte një aktore në rritje që dëshiron të martohet dhe ai është një producent filmi që u shfaq si një mundësi e përsosur. Gjithashtu, siç shpjegoi ajo, Trevor ishte lënduar keq kur kjo e fundit kërkoi divorc. ”Nuk ishte Meghan që e dija më”,- tha Ninaki, duke shtuar se ishte edhe momenti që vendosi miqësinë e tyre.