Seks me dy gra që i njeh në restorant, më pas shantazhi: Na paguaj, kemi videon

Aventurë e keqe ka qenë ajo e një sipërmarrësi rreth 50 vjeç i cili kaloi një natë të nxehtë duke kryer marrëdhënie seksuale me gra të cilat i njohu në një restorant. Pas asaj nate ai e gjeti veten të shantazhuar nga kërcënimi i tyre se do i publikonin videon e asaj nate pasionante.

E gjithë historia ka nisur disa muaj më parë, kur sipërmarrësi pas një darke me miqtë u takua me dy gra dhe u mbyll me to në makinë për disa orë të tëra seksi. Por pas disa ditësh, telefoni i tij ka marrë një telefonatë kërcënuese ku i kërkohej atij që të paguante 20 mije euro, ose video e natës pasionante do të publikohej në internet.

Por në vend që të paguante shumën e kërkuar, sipërmarrësi ka bërë denoncimin në polici me frikën se pas këtij shantazhi fshihej mafia. Pas hetimeve, për të cilat janë vënë në përdorim edhe përgjimet, hetuesit, arritën në përfundimin se nuk kishte asnjë organizatë kriminale pas shantazhit, por vetëm puna e dy grave me të cilat sipërmarrësi kishte kaluar një natë duke kryer marrëdhënie seksuale me to.

Për dy gratë, një 37 vjeçare banues në Lucca dhe një 25-vjeçare, gjyqtari urdhëroi arrestimin e tyre nën akuzën për tentativë grabitje./noa.al/

SHKARKO APP