Seldi konfirmon: Mimoza do ta veshë fustanin e bardhë
Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra janë ndër çiftet më të reja të estradës shqiptare, që befasuan publikun me fejesën e tyre. Në një intervistë për “Prive”, Seldi zbuloi se kush bëri hapin e parë për lidhjen e tyre.
“Më përpara kemi qenë kolegë. Jemi akoma dhe pse të fejuar. Kemi pasur simpati për njëri-tjetrin, por jo të shprehur, të mbajtur brenda që dikur u shpalos. Normal që mashkulli bën hapin e parë dhe unë në këtë rast duhet ta bëja patjetër atë lloj hapi”, tha ai.
Në lidhje me faktin nëse shumë shpejt do ketë një martesë nga ata, Seldi tha: “Ne nuk bëjmë fare plan. Ne nuk kemi bërë plan kur të lidhemi, që të fejohemi dhe nuk bëjmë plan që të martohemi. Ne jetojmë të lirë, por sigurisht që një martesë do ketë.”
Ndërkohë po vijojnë përgatitjet e bashkëpunimit të tyre të tretë, që do vijë shumë shpejt në treg.
KOHA JONË SONDAZH

