Selena e lumtur dhe me një look të ri pas ndarjes nga Justin

Selena Gomez dhe Justin Bieber dukeshin në momentet e tyra më të mira të marrëdhënies në momentin kur vendosën t’i japin sërish fund. Thuhet se ata ende vazhdojnë të jenë të dashuruar, por mamaja e këngëtares nuk ishte aspak dakord për ribashkimin e tyre e për këtë arsye kanë marrë një periudhë pushimi larg njëri-tjetrit. Ditët e fundit 24-vjeçarja ka ndryshuar edhe look-un e saj, duke prerë flokët dhe nga fotot e shkrepura nga paparacët ajo dukej mjaft e lumtur. Dy ditë më parë ajo është shfaqur e buzëqeshur teksa po hynte në kishë me mikeshat e saj, ndërsa vetëm pak orë më parë po shijonte një xhiro me biçikletë, duke mos e vrarë aspak mendjen se Justin Bieber është duke vuajtur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?