Selena “e pikëlluar” nga ndarja me Justin Bieber? Shikoni fotot e fundit

Pas dy ndarjesh shumë publike, dy miq, Selena Gomez dhe Justin Theroux, mund të jenë kthyer në diçka më shumë.

Sipas një raportimi, thuhet se këngëtarja 25-vjeçare dhe aktori 46-vjeçar njëherazi ish bashkëshorti i Jennifer Aniston, “janë më afër se kurrë.”

“Kanë vite që njihen prej menaxherit të përbashkët,” thotë burimi për Life & Style. “Në fillim, u mbështetën tek njëri tjetri pas ndarjeve të rrëmujshme.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Është thjesht një spekulim, pasi as Selena, as Justin Theroux dhe as përfaqësuesit e tyre s’kanë konfirmuar gjë. Sidoqoftë, burimi i hedh benzinë zjarrit dhe thotë se Jennifer Aniston nuk është aspak e lumtur për lidhjen e re të ishit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt, Gomez dhe Theroux kanë kaluar goxha kohë bashkë. Në fillim të majit u panë bashkë në New York bashkë me disa aktorë të tjerë të rëndësishëm.

Duke marrë parasysh diferencën prej 21 vitesh mes të dyve, ka mundësi që këto fjalë të jenë thjesht fjalë, por në Hollywood çdo gjë mund të ndodhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?