Selena ende i mban, por The Weeknd zhduk të gjitha fotot me këngëtaren
Teska të gjithë po flisnin për fejesën e Princit Harry dhe aktores Meghan Markle, The Weeknd ashtu fshehurazi ka fshirë nga Instagram-i çdo foto që kishte me Selena Gomez.
Pasi Selena u ribashkua me ish-in e saj Justin Biber, marrëdhënia e The Weeknd dhe Selena-s nuk ishte më e njëjta.
Ata i bënë njëri-tjetrit unfollow në Instagram, por tashmë Weeknd ka fshirë edhe çdo foto që kishte me këngëtaren.
Nga ana tjetër Selena edhe pse nuk e ndjek në Instagram, nuk i ka fshirë fotot që kishte me të.