Selena Gomez i jep fund lidhjes me The Weeknd, arsyeja Justin Bieber?

Shumë gjëra kanë ndodhur njëkohësisht për këngëtaren me famë botërore Selena Gomez. Ajo sapo ka publikuar këngën e saj të re “Wolves”, u emërua Gruaja e Vitit të Billboard, ka rikrijuar miqësinë me ish të dashurin e saj Justin Bieber dhe është ndarë nga i dashuri i saj The Weeknd. Mësohet se ka qenë reperi që i ka dhënë fund lidhjes me Selenën, por që kjo nuk kishte të bënte me Justin Bieber. Burime të çiftit tregojnë se ata kanë qenë shumë të ngarkuar gjatë verës për shkak të turneut muzikor dhe flisnin rrallë me njëri-tjetrin. Marrëdhënia e tyre kishte humbur pasionin dhe nuk po funksiononte më ndaj edhe i dhanë fund pas 10 muajsh lidhje. Sipas TMZ, Selena dhe The Weeknd kanë mbetur miq dhe kanë ruajtur kontaktet me njëri-tjetrin. Sa për Justin mendohet se nuk ka qenë ai shkaku pasi 25-vjeçarja nuk e ka takuar atë deri në momentin që i ka dhënë fund lidhjen The Weeknd.

SHKARKO APP