Serena Williams kërkon ndihmë për vajzën e saj

Kampionia e tenisit Serena Williams, prej 3 muajsh ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë, Alexis Olympia. Por ashtu siç ndan edhe shumë gjëra tjera me miqtë dhe fansat e saj përmes rrjeteve sociale, kësaj here ndau edhe dhimbjen, shkruan People. Ajo ka treguar për kohët e vështira që po kalon, pasi vajza e saj 3 muajshe qan vazhdimisht, e kjo për shkak se asaj kanë filluar t’i dalin dhëmbët e parë. Ajo ka thënë se tani ka nevojë vetëm për nënën e saj, pasi është duke kaluar një kohë të vështirë dhe është shumë e stresuar. “Është kaq e vështirë. E gjora Alexis Olympia ka qenë kaq e parehatshme. Qan aq shumë (ajo kurrë nuk qan), më duhet ta mbaj në krahë derisa të fle. Kam provuar peshqirë të ftohtë e shumë gjëra tjera, por asgjë nuk funksionoi. Po më thyen zemrën. Kam nevojë për nënën time të vijë të më vërë në gjumë, pasi jam shumë e stresuar. Ndihmë? Ndokush?”, ka shkruar Williams. Por nuk shkoi gjatë dhe fansat e Williams i ofruan opsione të ndryshme, duke tentuar t’i vijnë në ndihmë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?