”Sex bomba”e Italisë, Sabrina mbush 50-vjeç (FOTO)
Ka shitur më shumë se 20 milionë disqe, duke çuar kudo nëpër botë muzikën dhe kërcimin italian, por mbi të gjitha në gadishullin e Apenineve ajo njihet si ”Sex bomb”.
Sabrina Salerno ka mbushur 50-vjeç dhe duket se nuk ka humbur asgjë nga shkëlqimi i saj. Nga klasifikimi në Sanremo, për të kaluar më pas në kinema dhe telvizion, Sabrina ka shënuar emrin ndër yjet e kulturës ‘Pop’ italiane.
Pas disa shfaqjeve si showgirl në disa programe televizive, shpërthimi për Sabrinën erdhi në vitin 1987, kur publikoi këngën ”Boys”(Summertime love), e cila u shoqërua me një video shumë sexy për kohën dhe kënga kapi majat e klasifikimit në Itali, por edhe në Spanjë, Francë, Zvicër dhe Angli ku u ngjit deri në vendin e tretë, përkrah emrave si Michael Jackson dhe Madonna.