“Shake” për format e Kim, por fansat nuk të falin
Klani Kardashian ka bërë një mal me para duke promovuar produktet kozmetike dhe jo vetëm, për dhjetëra miliona ndjekës në rrjetet sociale. Së fundmi Kim Kardashian ka treguar format e saj me të brendshme të bardha teksa u bën apel fansave për të zëendësuar ushqimin me “shakes”.
36-vjeçarja shfaqet teksa pi një “shake” duke pozuar para një banaku inoksi. Nëna e dy fëmijëve shpjegon se nuk ka pasur mundësi të ndjekë regjimin stërvitor apo të hajë shëndetshëm gjatë “festave masive” që shijoi.
Të gjithë nisën të merrshin me kuzhinën, që me shumë gjasa nuk është e saj, sepse duket qartë që ajo është aty thjesht për reklamë. “Je në një kuzhinë burgu? Asgjë nuk duket e pastër aty!”- shkruhet në një prej komenteve. Të tjerë pastaj, nisën ta kritikonin se si mundet të pijë qumësht zbathur dhe vetëm me të brendshme.