Shakira nxjerr një album të ri më 26 maj

Këngëtarja kolumbiane Shakira njoftoi rreth 45 milionë abonentë në Twitter se më 26 maj do të nxjerrë albumin e ri të saj “El Dorado”. Bëhet fjalë për albumin e njëmbëdhjetë të këngëtares 40 vjeçare, një nga artistet latine që ka shitur më shumë disqe. Titulli i këtij albumi të ri i referohet qytetit mitik që eksploruesit e parë spanjollë tentuan të zbulonin shekuj më parë në vendilindjen e saj në Kolumbi. Përpara këtij albumi, Shakira nxori një nga këngët që i përkasin këtij albumi, “Chantaje”, një duet me këngëtarin kolumbian Maluma. Klipi i kësaj kënge ka arritur 100 millionë shikime në Vevo. Muajin e kaluar, ajo lançoi një këngë tjetër “Me Enamore”, ku flet për lidhjen e saj me futbollistin spanjoll Gerard Piqué, me të cilin ka dy fëmijë. Albumi i saj i fundit është i 2014. Ai titullohet “Shakira” dhe flet për mëmësinë e saj. Çifti është takuar gjatë turneut për xhirimin e videos së këngës “Waka Waka”, kënga zyrtare e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut në 2010, e fituar nga ekipi i Spanjës, ku bënte pjesë edhe Piqué.

SHKARKO APP