Shannen Doherty vazhdon luftën kundër kancerit: Duhet të operohem sërish

Si një luaneshë e vërtetë, Shannen Doherty nuk resht kurrë së luftuari.

Lufta kundër kancerit dukej se kishte mbaruar pasi ish Brenda e ‘Beverly Hills 90210’ ishte kthyer prej pak kohësh në shesh xhirime, për projektet e reja profesionale. Por jo. Ashtu sic njofton vetë artistja 47 vjecare në rrjetet sociale, ajo duhet ti nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale.

Në Instagram, me buzëqeshjen që e karakterizon ajo publikon një foto me mjekun e saj dhe një postim të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Mjeku im më mori pak gjak për operacionin tim të ardhshëm –shkruan- Mars P ka qenë shumë i duruar edhe kur unë kam qenë në ankth. Ka qene i duruar, i sjellshëm dhe shumë i zoti’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shannen falënderon të gjithë vullnetarët që çdo ditë japin gjak: Jam shumë e prekur nga bujaria e njerëzve për të dhuruar gjak. Premtoj që kur të jem më mirë do ta bëj edhe unë. Faleminderit personave altruistë që dhurojnë. Faleminderit të gjithëve për buzëqeshjet dhe punën e vështirë’.
mjeku me shannon

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?