Shenja në fytyrën e Kate (FOTO)

Kate Middleton është pa dyshim një prej njerëzve më të famshëm në planet, gjë që do të thotë se kanë mbetur shumë pak kuriozitete që publiku s’di për të. Duke marrë parasysh gjithë paparacët që e ndjekin tërë kohës, ndoshta një tjetër lajm për Kate Middleton përkthehet në bezdi por për fansat e vërtetë, ka gjithnjë diçka më shumë për të mësuar.

Kate Middleton ka një shenjë në fytyrë, sado e paparashikueshme t’ju duket kjo. Shenja është 7.5 cm e gjatë dhe ndodhet në tëmthin e majtë, pak mbi rrethin e flokëve. U vu re fillimisht në 2011-n, kur kritikët mendonin se ishte pasojë e një parukeje të vënë keq. Qartazi, shkaku s’është ky. Kate ka flokë perfektë.

Një zëdhënës i pallatit dha një deklaratë për të sqaruar origjinën e shenjës. Sipas tij, Kate i mbeti shenja në kokë pas një operacioni në fëmijëri. “Shenja vjen si pasojë e një operacioni në fëmijëri”,-tha zëdhënësi për E! News.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende sot nuk dihet asgjë për detajet e operacionit por burime të ndryshme kontradiktojnë njëri-tjetrin dhe thonë se bëhet fjalë ose për një operacion shumë serioz, ose për heqjen e një nishani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?