“Noizy është bukëshkalë, e mora nga stoli dhe e bëra artist”

GBMC ka qenë një ndër producentët e parë të reperit të njohur, Noizy. Ndër këngët më të famshme të podhuara prej tij janë: “Malet e Dibrës”, “Jena Mbretër”, “Histori e gjatë” si dhe “OTR me zemër”.

Ditën e sotme GBMC me anë të një lidhje direkte nga Londra, tregoi në mënyrë ekskluzive për KafeIN, studion e tij si dhe foli për projektet, showbiz-in shqiptar dhe marrëdhënien e tij me reperin më të famshëm shqiptar Noizyn.

Kujtojmë se në vitin 2007 GBMC ka menaxhuar produksionet muzikore të OTR.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nga moderatori për marrëdhënien e tij aktuale me Noizyn, GBMC u shpreh se marrëdhënia nuk është aspak e mirë, madje producenti tregoi se reperin e morën nga stoli dhe e bënë artist. Producenti akuzoi Noizyn se nuk e ka përmendur asnjeherë të mirën që i ka bërë, madje producenti e përkufizoi reperin si bukë shkalë dhe mosmirënjohës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër të gjitha GBMC theksoi se ka bërë shumë për Noizyn, është sjellë mirë me të e ka respektuar.”I kam lënë çelësat e studios që bën 200 mijë euro”.

Gjithashtu GBMC u shpreh se të drejtat e albumit të parë të Noizyt i përkasin atij dhe për t’i mbrojtur këto të drejta, kjo punë mund të shkojë deri në gjyq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?