Shet krema, pse ke ardhur? Debatet e para në Big Brother Kosova, kapen keq Xheneta dhe Vullneti
”Big Brother Kosova Vip 3”, ka nisur me debate. Gazetari Vullnet Krasniqi dhe modelja Xheneta Fetahu, e nisën ditën me debate tensionuese. Ata i hodhën thumba njëri-tjetrit, derisa Xheneta i thoshte se i njëjti po jepte vetëm energji negative. I njëjti më pas i reagoi duke i thënë se nuk jep energji negative, porse njerëzit të cilët i ka përballë i hulumton. “Përse nuk je shku ti si gazetar kur është dhunu dhe vrarë një grua?”, ishte reagimi i saj ndaj Vullnetit, ky i fundit ia ktheu se ishte vetë ai që kishte raportuar për këto raste. “Për çka je ardhë këtu, a nashta s’po ki argumente”, thumboi ajo Vullnetin. I njëjti nuk qëndroi indiferent, duke i reaguar menjëherë. “Xheneta, shumë e mençur që qenke, e çka bon në jetë ti? A shet krema?”, ishte përgjigjja e tij.