Shifra të çmendura! A jeni kuriozë të dini sa kushton një reklamë në Big Brother VIP?

“Big Brother VIP” është një nga realityshow-t më të ndjekur aktualisht. Por një detaj që bie në sy, janë spotet publicitare, apo reklamat e kompanive të ndryshme, që janë të afishuara edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Sipas të dhënave të siguruara pranë marketingut të këtij produksioni, transmetimi i spoteve publicitare për 240 sekonda në total, kushton 12 mijë euro pa TVSH.

Pra, në rast se një reklamë është 40 sekonda, 6 spote për t’u transmetuar në “Prime” shkojnë 2 mijë euro pa TVSH një transmetim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër ofertë e marketingut të produksionit të “Big Brother VIP” është dhënia e dhuratave për banorët, që përfshin edhe reklamim të emrit të kompanisë. Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, dhënia e dhuratave gjatë ditëve kap vlerën prej 5 mijë eurosh pa TVSH. Pra kompania duhet t’u japë dhuratat banorëve dhe t’i paguajë produksionit 5 mijë euro pa TVSH.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa dhënia e dhuratave në “Prime time” (te transmetimi direkt i spektaklit) është 10 mijë euro pa TVSH.

Në rast se do të llogaritet 30 minuta deri në 1 orë reklama, janë disa qindra mijëra deri në miliona euro të ardhura gjatë publicitetit që transmetohet në “Big Brother” brenda disa puntatave javore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?