Shitet për 3 milionë euro vila e Berlusconit në ishullin Lampedusa

Vila, të cilën Silvio Berlusconi e kishte blerë në ishullin Lampedusa në vitin 2011, iu shit për tre milionë euro. Ishte ekonomistit italian Gianni Profita ai që bleu vilën e ish-kryeministrit të ndjerë italian.

Ky është dyfishi i çmimit që kishte paguar “Kavalieri” 13 vite më parë dhe vendimin për shitjen e vilës e morën pesë fëmijët e tij pas vdekjes së ish-kryeministrit qershorin e kaluar.

Kjo vilë e veçantë quhet Due Palme (Dy Palma) dhe është më e kufizuar në sipërfaqe, krahasuar me rezidencat e tjera luksoze të “Z. Tibi” dhe ka një sipërfaqe prej 250 metrash katrorë dhe një kopsht të madh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?