Shkak shuplaka, Chris Rock refuzon “Oscars” për vitin 2023
Chris Rock nuk do të rikthehet në “Oscars 2023”. Komediani 57-vjeçar tha për audiencën në shfaqjen komedi “Phoenix” të dielën se atij iu kërkua të merrte pjesë në eventin e vitit të ardhshëm, por e refuzoi mundësinë.
Për të kthimi në “Oscar” do të ishte si rikthimi në skenën e një krimi. Rock gjithashtu tha se atij iu ofrua dhe refuzoi një reklamë të “Super Bowl” pas shuplakës.
Rikujtojmë që Will Smith doli në skenë më 27 mars dhe e goditi Rock në ”Academy Awards” për shkak të një shakaje që ai bëri me gruan e tij, Jada Pinkett Smith.
Rock ka prezantuar më parë Oscars dy herë: në 2005-ën dhe në 2016-ën.