Shkeli dy herë rregullat e Covid-19, Rita Ora largohet sërish nga vendi!

Rita Ora organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj, por kjo gjë i kushtoi shumë shtrenjtë. Këngëtarja thyeu rregullat anti-Covid e për këtë shkak u gjobit nga policia me 10 mijë paund. Përveç kësaj këngëtarja u përball me kritika të forta nga ndjekës të saj, pavarësisht se ajo kërkoi falje publike.

Grumbullimi me njerëz gjatë festës së ditëlindjes nuk ishte gabimi i vetëm i Ritës.

Më herët, ajo kishte fluturuar drejt Egjiptit për një performancë të sajën, ndërsa pas kthimit sërish nuk kishte zbatuar rregullin e karantinimit për 14 ditë, por kishte organizuar festën e ditëlindjes.

Për këtë arsye, ajo kërkoi sërish falje.

“Kohët e fundit kam fluturuar për në Egjipt për të performuar në një ngjarje korporate për një kompani private, ku stafi im i udhëtimit ndoqi protokollin dhe paraqiti teste negative për Covid me rastin e hyrjes, siç kërkohet nga autoritetet egjiptiane.

Pas kthimit tim në Britani, duhet të kisha ndjekur këshillat qeveritare dhe të izolohesha për periudhën e kërkuar. Siç e dini, unë nuk i ndoqa këshillat e qeverisë dhe… Unë përsëri kërkoj falje, pa rezerva”- ka thënë Rita.

Pavarësisht kërkimit të faljes, këngëtarja nuk i ka pezulluar aspak planet e saj.

Burime për “The sun” kanë treguar se Rita është nisur drejt Bullgarisë, ku do të xhirojë sërish një klip të ri.

Madje, bëhet e ditur se ajo do të qëndrojë atje për të kaluar festat e fundvitit dhe për të qenë sa më larg zhurmës së madhe që u krijua për shkak të thyerjes së rregullave anti-Covid nga ana e saj.

SHKARKO APP