“Shkëmbi” që qëndroi përkrah mbretëreshës për 73 vjet. Historia si iku nga ishulli grek kur ishte foshnje

Princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elisabetë II dhe bashkëshorti më jetëgjatë i një monarkeje britanike, është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare. Philip kaloi 65 vite duke mbështetur mbretëreshën, ai u tërhoq nga roli i tij publik në 2017-ën dhe qëndroi kryesisht larg vëmendjes që atëherë. Në vitet e tij aktive, ai ndihmoi në përcaktimin e një kursi të ri për monarkinë nën një mbretëreshë të re, duke mbrojtur Britaninë, kauzat ambientaliste, shkencën dhe teknologjinë.

Vitet e fëmijërisë larg prindërve të tij dhe njohja e parë me Elizabetën

Princi Philip i Greqisë dhe Danimarkës lindi në Korfuz më 10 qershor 1921 nga Princi Andreas i Greqisë dhe Princesha Alice e Battenberg. Në dhjetor të vitit 1922, George IV, gjyshi i Mbretëreshës Elizabeth, urdhëroi anijen “Calypso” të Marinës Mbretërore Britanike që të merrte familjen nga ishulli, në atë kohë Philip ishte vetëm 18 muajsh. Fëmijëria e princit të ri u karakterizua nga paqëndrueshmëria, ndërsa kalonte kohë me të afërmit në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Prindërit e tij ishin divorcuar dhe ai i shihte rrallë, veçanërisht nënën e tij, e cila ishte mbyllur në një spital pasi u diagnostikua se vuante nga sëmundje të shëndetit mendor. Philip u shkollua për një vit në Gjermani, dhe më pas u rikthye në Britani të Madhe, duke iu bashkuar Marinës Mbretërore për të zhvilluar takimin e parë me bashkëshorten e tij të ardhshme verën e vitit 1939. Princesha e atëhershme, vetëm 13-vjeç u mahnit kur e pa, ndërsa në 1947, dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, çifti u martua.

Në vitin 1948 lindi fëmija i parë i çiftit, Princi Charles, i ndjekur nga Princesha Anna në 1952. Sidoqoftë, jeta e tyre e qetë ndryshoi në mënyrë drastike me vdekjen e mbretit më 6 shkurt 1952. Princesha Elizabeth u kurorëzua mbretëreshë dhe Duka i Edinburgut hoqi dorë nga një karrierë premtuese në Marinë për ta mbështetur atë. Një rol i ri e priste atë, udhëtimet dhe paraqitjet zyrtare me monarken jashtë vendit dhe brenda kufijve. Në vitin 1960 çiftit iu shtua edhe një fëmijë tjetër, Princi Andrew, Duka i Jorkut, ndërsa në 1964 lindi Princi Edward, Earl of Wessex.

Në publik, ai mund të ketë ecur një hap pas gruas së tij, por nuk mund të ketë nënvlerësim të rëndësisë së princit Philip gjatë mbretërimi të Mbretëreshës. Siç tha ajo vetë në një fjalim për përvjetorin e tyre të martesës në 1997: Ai ka qenë, thjesht, forca ime gjatë gjithë këtyre viteve. Unë dhe e gjithë familja i detyrohemi më shumë se ai do të pretendonte apo do të dinte ndonjëherë.

SHKARKO APP