Shkodrani për bashkëshorten: Më ke hequr një barrë

Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi që ka lindur dhe zhvilluar karrierën e tij në Gjermani nuk ka harruar që t’i dedikojë një postim bashkëshortes së tij. Ajo është mbështetja më e madhe për të, gjë të cilën 25-vjeçari na e ka treguar me një postim në Instagram. “Pas ardhjes në jetë të ëngjëllit tonë të vogël, jam munduar të kaloj sa më shumë kohë me vajzën tonë, sepse si një futbollist, jam vazhdimisht në rrugë. Që prej lëndimit tim kam shpenzuar shumë kohë që të rikthehem në fushë. Tani është momenti që të të falenderoj, pasi më ke dhënë një vajzë të bukur e të shëndetshme dhe më ke hequr një barrë të madhe nga krahët, në mënyrë që unë të jetoj ëndrrën. Faleminderit që je një bashkëshorte dhe nënë e mrekullueshme. Foshnja ynë dhe unë të duam shumë”, shkruajti futbollisti i klubit anglez, Arsenal. Shkodrani dhe Vjosa kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë vitin e kaluar dhe janë prindër të një vogëlusheje. Një lëndim i qendërmbrojtësit ka bërë që të ushtrohet tepër për t’u rikthyer në fushë, ndërsa bashkëshortja kujdesej për foshnjen e sapolindur.

SHKARKO APP