Shkrimi kundër Ijes së Besit, revoltohet Rudina (FOTO)

Dy ditë më parë, në emisionin e pasdites “Rudina” krahas aktorit Besart Kallaku ishte e ftuar edhe gjyshja e tij, Ija. Kjo është bërë shkak që në revistën Bordo të publikohej një shkrim me titull “Llumi mediatik dhe fenomeni ‘Ija (e) Besit’!!!” nga gazetarja Sara Gurabardhi.

Që në fillim qartësohet se shkrimi nuk është kundër Ijes, e cila është një gjyshe tipike shqiptare dhe s’ka asgjë që nuk shkon me të, por kundër faktit që Ija bëhet protagoniste në emisione televizive.

”Çfarë mund t’i pyesësh Ijes vallë? Pak rrëfim mbi rininë, ose ndryshe: histori që nuk kemi durim t’i dëgjojmë as nga gjyshet tona. Pak rrëfim mbi Besin: që e njohim më mirë se familjarët tanë. Pak rrëfim mbi fshatin: që të gjithë kanë një tablo të qartë se si funksionon, parë kjo nga një këndvështrim kushtesh të vështira ekonomike ose një jetese normale, si ajo e Ijes. Dhe pastaj, vjen momenti më kulminant, ai që të gjithë prisnin me padurim, që u lajmërua që në të ashtuquajturin insert për Ijen më në fund, zbuluam sekretin e recetës së byrekut me hithra të Ijes”,-shkruhet ndër të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka vonuar kundërpërgjigjja e moderatores Rudina Mgjistari, e cila në llogarinë e saj në Facebook ka bërë këtë postim:

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?