Shkurta eliminohet nga BBVK, akuzon rëndë produksionin

Shkurta Haxhiu është eliminuar nga gara e Big Brother VIP Kosova 4, duke u bërë e larguara e dytë e mbrëmjes të së premtes, në një spektakël të shoqëruar me tensione dhe reagime të forta.

Ajo nuk arriti t’i mbijetojë një nominimi të fortë, ku përballë saj ishin Alba Pollozhani, Labinot Rexha, Benita Zena dhe Dolce. Ky televotim u konsiderua vendimtar, pasi erdhi si pasojë e shkeljes së rregullave të shtëpisë nga disa prej banorëve, duke i çuar ata automatikisht në nominim.

Menjëherë pas largimit nga shtëpia, Shkurta Haxhiu nuk i fshehu pakënaqësitë e saj, duke drejtuar kritika të forta ndaj produksionit të spektaklit. Ajo deklaroi se nuk i ishte dhënë hapësira e nevojshme për të treguar historinë e saj personale dhe për të shpalosur plotësisht identitetin e saj si artiste dhe aktiviste, duke lënë të kuptohet se rrugëtimi i saj në lojë ishte i cunguar dhe i pabarabartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kritikat e saj nuk u ndalën vetëm te produksioni. Ajo u tregua e ashpër edhe ndaj opinionisteve të spektaklit, Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i cilësuar ato si opinionistet më negative që kishte takuar ndonjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eliminimi i Shkurta Haxhiut ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku nj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?