Shoqet e ngushta, Selena Gomez dhe Taylor Swift rikthehen në skenë së bashku
Miqësia e Taylor Swift dhe Selena Gomez është më e fortë se kurrë. Ndërsa nisi turneun e saj në Los Angeles këtë javë, fansat e Taylor shpresonin se ajo do të kishte surpriza për to. Dhe siç rezulton, padyshim që këngëtarja e “Delicate” i befasoi të gjithë. Ajo u shfaq në skenë me miken e saj Selena Gomez.
Taylor dhe Selena kënduan së bashku këngën “Hands to Myself”. Selena pas mbarimit të performancës tha: “Unë dua t’i them faleminderit mikes sime prej 12 vitesh, pothuajse 13 dhe arsyeja pse ka qenë shoqja ime është se ky person asnjëherë nuk i ka gjykuar vendimet që unë kam marrë.
Ajo gjithmonë më ka takuar kudo që kam qenë, ajo më ka inkurajuar kur nuk kam pasur asgjë për t’u inkurajuar. Dhe unë nuk e di, nëse do të isha kaq e fortë sa jam po të mos kisha pasur ty dhe familjen time, sepse ju keni ndryshuar jetën time”.

https://instagram.com/p/Bi_nKHBnmON/?utm_source=ig_embed
KOHA JONË SONDAZH

