Shpallet ”Gruaja e vitit” nga Billiboard, Cardi B: Unë përfaqësoj Amerikën
Reperja, Cardi B është përzgjedhur nga “Billboard” si “Woman of the Year” (Gruaja e vitit). Ky fakt ngriti shumë polemika dhe kritika nga ndjekësit në rrjete sociale, të cilët shkruanin se këngëtarja nuk ka bërë asgjë për të merituar titullin. Në përgjigje të tyre, reperja ka reaguar me një postim në Instagram ku sqaron se kënga e saj e vetme në vitin 2019 ishte një hit.
“Për të gjithë ju qaramanët që thoni “Çfarë? Ajo ka bërë vetëm një këngë”. Po, kam bërë një këngë. Dhe ju e dini shumë mirë që ajo shiti më shumë dhe që ishte më e dëgjuara.”, ka thënë Cardi B, mes të tjerave duke iu referuar këngës “WAP”, në bashkëpunim me Megan Thee Stallion.
Nga ana tjetër, Cardi B sqaron se ajo përfaqëson Amerikën, dhe se aktivizimi i saj në politikë ishte për të sjellë ndryshim. ”Kam përdorur paratë e mia për t’u takuar me kandidatë si Bernie Sanders. Kam fluturuar e lodhur pas koncerteve. Po, kjo jam unë. Unë përfaqësoj Amerikën”, është shprehur reperja.