Shpallet Gruaja e Vitit, Selena përlotet: ”E meriton ajo që më shpëtoi jetën”
Ajo i shpëtoi me të vërtetë jetën. Ndaj Selena Gomez ia dedikoi shoqes së saj Francia Raisa çmimin e Gruas së Vitit në Muzikë, që iu dha dje gjatë Billboard Awards.
Mes lotësh, Selena Gomez u shpreh se këtë çmim s’duhet ta merrte vetë, por t’i jepej mikeshës së saj Francia që i dhuroi një veshkë për transplantin që i shpëtoi jetën këngëtares.
“Mendoj se këtë çmim duhet ta merrte Francia. Ajo më shpëtoi jetën. Ndihem tmerrësisht me fat.”
Ishte Francia ajo që ia dorëzoi çmimin bashkë me aktoren Elle Fanning, dhe Selena Gomez s’mundi të mos i jepte një përqafim të fortë me sytë të mbushur me lot.
Në shtator, Selena Gomez i la pa fjalë ndjekësit kur postoi një foto, ku shfaqej në spital duke i kapur dorën mikeshës së saj, aktores Francia Raisa.