Shpallet Miss Universi 2017-të dhe është: Një perëndi! (FOTO)
Mes 92 bukurosheve nga e gjithë bota, kurorën e “Miss Universe 2017” e ka marrë bukuroshja nga Afrika e Jugut, Nel-Peters duke u bërë zyrtarisht, vajza më e bukur në botë. 22-vjeçarja ka rrëmbyer kurorën mbrëmjen e djeshme gjatë eventit të mbajtur në Las Vegas.
Përveç çmimit të bukurisë, 22-vjeçarja nga Afrika duket se do përfitojë nga e gjithë kjo eksperiencë për të zhvilluar më tej pasionin e saj. Konkurenca e saj ishte midis Miss Kolumbisë, Laura Gonzales që u shpall shoqëruesja e parë dhe Miss Xhamajkës, Davina Bennet, shoqëruesja e dytë.
92 bukuroshe nga e gjithë bota morën pjesë në konkursin që ekziston prej dekadash, në të cilin Donald Trump ka qenë prej vitesh organizatori kryesor. Edicioni i këtij viti pati më shumë pjesëmarrës, përfshirë përfaqësuesit e parë nga Kamboxhia, Laosi dhe Nepali.
“Sëmundja me HIV/AIDS është një problem shumë i madh në vendin tim të Afrikës së Jugut, kështu që shpresoj të bëj diçka për këtë, i tha 22-vjeçarja gazetarëve pasi mori kurorën. Kur u pyet për çështjen më të rëndësishme me të cilën përballen gratë në vendet e punës, ajo tha se ishte mungesa e pagës së barabartë mes burrave dhe grave.
https://www.instagram.com/p/Bb-8NXuFKro/?taken-by=missuniverse