Shpat Kasapit nuk i del inati me Afërditën, ja çfarë thotë për burrin e saj (Foto)

U bënë më shumë se 5 vjet nga ndarja e Shpat Kasapit dhe Afërdita Dreshajt. Por me sa duket këngëtarit nuk i del inati nga ish e fejuara. Tani që Afërdita ka shpallur fejesën dhe ka nisur përgatitjet për martesën, Shpati nuk mund të rrijë pa e ironizuar sa herë që i jepet rasti.

xhesika

Ermal Mamaqi ka postuar një foto të Xhesika Berberit në Instagram, për t’u kërkuar miqve virtualë, siç bën me të gjithë të ftuarit, të shkruajnë pyetjen e tyre. Modelja shqiptare që jeton në SHBA do të jetë e ftuara e radhës në emission “Xing me Ermalin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes qindra pyetjeve për Xhesikën, ka edhe një pyetje nga Shpat Kasapi: “Ermal, bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë, Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndoshta jo më shumë për të ruajtur origjinën sesa për të ironizuar zgjedhjen e ish-partneres së tij, Shpati nuk kalon pa tërhequr vëmendjen. Mbetet të shihet si do të përgjigjet Xhesika.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?